Vjosa Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Albin Kurti do të jetë kryeministër

29 janar 2021 | 21:13

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëherit edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik ‘Vetëvendosje’, ka insistuar se kreu i kësaj politike, Albin Kurti, do të bëhet kryeministër.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se ndryshimi ndodhë me anë të guximit, teksa ka përmendur edhe “ndëshkimin politik”.

“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Reagimi i u.d. të presidentit vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos-certifikimin e Kurtit nga Gjykata Supreme, pasi partia e tij kishte dërguar ankesë pas PZAP’së.

Nga kjo parti, garimi iu është lejuar nga Supremja Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar…