Vjosa Osmani reagon për kërcënimet me vrasje ndaj Albin Kurtit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar për kërcënimet më vrasje ndaj Albin Kurtit.
“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ish-kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Albin Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet.
Postimi i plotë i saj:
Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më.