Vjosa Osmani sot shkon në Mitrovicë

11 gusht 2020 | 08:44

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do ta vizitojë sot Komunën e Mitrovicës. Osmani fillimisht do të ndalet në Komunën e Mitrovicës së Jugut, më pas do të takohet edhe me të rinjtë ku do të bashkëbisedojnë lidhur me çështjen e ambientit.

Bashkëbisedimi me të rinjtë lidhur me ambientin do të bëhet te Liqeni, hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit. Osmani do ta vizitojë edhe FAFOS në orën 11:30, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se…