Vjosa Osmani: Do ta mposhtja Shpend Ahmetin në zgjedhje

03 maj 2018 | 21:55

​Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë se do ta mposhte Shpend Ahmetin në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, nëse do të kishte kandiduar.

“Shpresoj shumë që për kandidaturën për Prishtinë të kemi mësuar se duhet të diskutojmë shumë më herët. Duhet të flasim dy-tri vite para garës, e jo pak para se të përfundojë afati”, ka thënë ajo. në emisionin “Pressing” në “T7”.

Ajo ka thënë se sondazhet e bëra para zgjedhjeve tregonin se ajo gëzonte më shumë mbështetje se Shpend Ahmeti.

Megjithatë, Osmani ka thënë se ka marrë sinjale nga partia kundër kandidaturës së saj.

“Kisha deklaruar që kam interesim, por më thuhej që do të krijohen disa shtabe. pjesë e së cilës do të isha, jo si kandidate”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i kompanisë “Limak Kosovo” që koncesionoi Aeroporti Ndërkombëtar të…