
Vjosa Osmani takohet me mësuesen e saj të parë
01 shtator 2019
| 00:28
Kandidatja e LDK-së për kryeministre për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që ka pasur të shtunën në qytetin e Mitrovicës me anëtarët të kësaj partie, është takuar edhe me mësuesen e saj të parë.
“Thonë se një mësuese e mirë është si qiriu. E shuan veten për të ndriçuar rrugën e të tjerëve. E tillë ishte mësuesja Shqipe. Gjatë vizitës së sotme në vendlindjen time, në Mitrovicë, ndalova shkurt tek mësuesja ime e parë për ta marrë nga ajo, bekimin për rrugëtimin tim të ri”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.