Vjosa Osmani u drejtohet qytetarëve: Na presin ditë më të mira
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në deklarimin drejtuar popullit për fundvit, ka përkujtuar të gjithë të vdekurit si pasojë e COVID-19, teksa ka thënë se më 2021 duhet të niset një kapitull i ri në jetën e qytetarëve.
Ajo në një video-adresim përmes llogarisë së saj në “Facebook” ka thënë se pas një viti shumë të rëndë, Kosovën dhe popullin e saj e presin ditë më të mira.
“Ditët më të mira i kemi përpara. Edhe pse nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, mund të mësojmë prej kësaj e të nisim një kapitull të ri në jetët tona së bashku me vitin 2021”, ka thënë ajo.
Osmani ka komentuar edhe zgjedhjet e reja parlamentare, data e të cilave ende nuk është caktuar, duke thënë se populli orientimin e vet mund ta shprehë përmes votës.
Ajo në një video-adresim përmes llogarisë së saj në “Facebook” ka thënë se pas një viti shumë të rëndë, Kosovën dhe popullin e saj e presin ditë më të mira. “Ditët më të mira i kemi përpara. Edhe pse nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, mund të mësojmë prej kësaj e të nisim një kapitull të ri në jetët tona së bashku me vitin 2021”, ka thënë ajo. Osmani ka komentuar edhe zgjedhjet e reja parlamentare, data e të cilave ende nuk është caktuar, duke thënë se populli orientimin e vet mund ta shprehë përmes votës.
Video në këtë link: blob:https://www.facebook.com/bf3510c7-85ca-455e-b12b-1278c4e62bc9