Vjosa Osmani ushtruese e detyrës së presidentes

05 nëntor 2020 | 12:16

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga ky post.

Kjo parashihet në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, kushtetuta parasheh që ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet këtë post për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

 

Neni i plotë i Kushtetutës:

Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

  1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
  2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
  3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas konfirmimit të…