Vjosa Osmani viziton AKI-në për 8 Mars: ‘Në mesin e heroinave tona të fshehta’

08 mars 2025 | 19:36

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të ditës së 8 Marsit ka vizituar Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Osmani shkruan ‘për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës’

“Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës” shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës.

Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jehona Lushaku nga lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas…