Vjosa Osmani viziton parkun arkeologjik “Ulpiana”
14 shtator 2019
| 18:25
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
Ajo ka thënë se trashëgimia kulturore është vlerë themelore identitare e Kosovës.
“Trashëgimia kulturore është vlerë themelore identitare e Kosovës, Dardanisë antike. Prandaj, sot me bashkëpunëtorët vizituam Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’ për të theksuar përkushtimin tonë për t’i ruajtur këto vlera”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/