Vjosa Osmani viziton Skenderajn, takohet me Bekim Jasharin

29 dhjetor 2020 | 14:31

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të martën Komunën e Skenderajt, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Pas takimit, Osmani dhe Jashari kanë vizituar fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët ndanë dhurata.

Jashari ka thënë se bashkë me Osmanin janë pajtuar që kanë shumë punë për të bërë dhe se vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet e përbashkëta.

Postimi i plotë i Jasharit në “Facebook”:

Prita në vizitë zyrtare ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandatit tim qeverisës.

Bashkë me u.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata.

Me u.d presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë.

Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stilisti i njohur Pierre Cardin vdiq në moshën 98-vjeçare, njoftoi…