Vjosa Osmani zbulon moton e fushatës zgjedhore

01 janar 2021 | 20:55

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të vendit, Vjosa Osmani, e cila deri më tani ka garuar në zgjedhje me LDK-në, ka zbuluar moton e “iniciativës” së saj në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të këtij viti, njofton GazetaBlic.

Osmani në një postim në Facebook, ka shpërndarë një fotografi me moton “Guxo”.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ndodhet me pushime në Aspen, Kaliforni, vend i…