Vjosa Osmani zëvendësohet nga Yllëza Hoti
Pas fillimit të seancës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e Vjosa Osmanit me deputeten e VV-së, Yllëza Hoti.
Pas kalimit të Vjosa Osmanit në Presidencë,
Hoti ka nënshkruar edhe deklaratën e betimit të deputetit që e ka zëvendësuar tashmë presidenten.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e
komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123
të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
6. Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.