Vjosa, Prishtina e Re dhe Suhareka kalojnë në 1/8 e finales së Kupës
Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Kupën e Kosovës në futboll.
Suhareka, Vjosa dhe Prishtina e Re kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës në futboll.
Këto skuadra, që janë pjesë e Ligës së Parë, janë futur në mesin e 15 ekipeve më të mira të kësaj gare, pasi i fituan ndeshjet në kuadër të 1/16 të finales, të cilat u zhvilluan të enjten.
Suhareka mposhti skuadrën e Trepçës me rezultatin 2:0. Vjosa triumfoi në udhëtim te Ulpiana me shifrat 2:1, ndërsa Prishtina e Re shënoi fitore të thellë ndaj Beharit me rezultatin 7:1.
Para këtyre ekipeve, në 1/8 e finales së Kupës të Kosovës, kanë avancuar edhe Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 e Rilindja.
Skuadra e fundit që do të jetë në 1/8 e finales do të përcaktohet të premten, në duelin mes Dinamos dhe Vushtrrisë që nis në orën 12:00.