Vjosa s’ka pikë integriteti e as moral njerëzor
17 dhjetor 2020
| 08:52
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka komentuar reagimet në mes të Vjosa Osmanit e Isa Mustafës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gecaj tha se Osmani nuk ka pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor.
“Vjosa është në gjendje të qëndrojë para kamerave të dy shteteve shqiptare e të gënjejë pa pikën e turpit. Ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë. Ndërsa reagon pas çdo deklarimi të Isa Mustafës. Njerëz të tillë nuk kanë pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor”, ka shkruar Gecaj.