Vladimir Putin fiton zgjedhjet presidenciale të Rusisë me 87.97 për qind të votave
Vladimir Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale të Rusisë me 87.97 për qind të votave, sipas rezultateve të para zyrtare.
Reuters ka raportuar të dielën se të dhënat në qendrat e votimit thonë se Putini ka fituar bindshëm.
Rezultatet e më hershme treguan se Putini i ka fituar rreth 85 për qind të votave.
Mbi 8 milionë qytetarë rusë votuan në sistemin online, ka thënë një zyrtar i komisionit zgjedhor. Sot është dita e tretë e mbajtjes së procesit zgjedhor.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur “person të sëmurë nga pushteti”, liderin rus, duke thënë se ai nuk zgjedh veprime për të qëndruar në pushtet.
Sipas tij, Putini duhet të jetë në Hagë për t’u gjykuar për krime lufte për agresionin rus në Ukrainë.
“Kjo figurë politikë është e sëmurë nga pushteti dhe po bën gjithçka që mundet për të sunduar përgjithmonë. Ai s’po zgjedh asgjë për të zgjatur jetën e tij në pushtet”, ka shtuar Zelensky.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin as të lira e as të drejta, derisa procesin e kanë kritikuar edhe Gjermania, Çekia dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.