“Vladimir Putin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua”
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua”, ka thënë kryeministri britanik në lidhje me konfliktin e armatosur që tashmë ka hyrë në ditën e 126.
Kryeministri Johnson tha se pushtimi “i çmendur” ishte një shembull i përsosur i maskilitetit toksik dhe bëri thirrje për më shumë gra në pushtet.
Komentet e Johnsonit erdhën para takimit të NATO-s ku aleatët do të diskutojnë se si t’u përgjigjen kërcënimeve të ardhshme. Në samitin në Madrid, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do t’u bëjë thirrje anëtarëve të tjerë të aleancës që t’i rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Shpenzimet e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar parashikohen të arrijnë 2.3 % të PBB-së, një masë kryesore e të ardhurave vjetore të një vendi. Ndërkohë që disa vende të tjera të aleancës nuk e kanë përmbushur objektivin vjetor prej 2 % të vendosur nga NATO.