Vladimir Putin urdhëron arrestimin e gruas së Alexei Navalnyt
Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny.
Gjykata akuzoi Navalnayan, e cila jeton jashtë Rusisë, për pjesëmarrje në një grup “ekstremist”.
Vendimi do të thotë se ajo do të përballet me arrestim të sigurt nëse shkel në vend, shkruan skynews.
Navalnaya u njoftua me bashkëshortin gjatë pushimeve të vitit 1998 në Turqi.
Ajo qëndroi kryesisht në hije gjatë karrierës politike të bashkëshortit deri në helmimin e tij në vitin 2020.
Që atëherë ajo është zotuar të marrë përsipër punët e bashkëshortit të ndjerë dhe u ka bërë thirrje rusëve që të “përdorin çdo mundësi” për të luftuar kundër regjimit të Vladimir Putinit, gjykata e të cilit lëshoi urdhër-arrestin.
Ndryshe, shërbimi i burgjeve ruse kishte raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.