VLEN-i ia kthen ‘borxhin’ Kurtit: Kosova s’gjen kryeministër më të mirë
Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti tashmë i ka ardhur një përkrahje politike nga Maqedonia e Veriut.
Koalicioni i disa partive politike shqiptare, i njohur gjerësisht si “VLEN”, është aktivizuar në përkrahje të kryeministrit Kurti dhe LV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Disa me postime në rrjete sociale, disa të tjerë me pjesëmarrje direkte në fushatë.
Përkrahjen deri më tani më të zëshme e ka bërë Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në një postim në në “Facebook”, Taravari e ka lavdëruar shumë Kurtin, duke shkruar se Kosova nuk mund të gjejë kryeministër më të mirë.
“Kosova nuk ka ku gjen kryeministër më të mirë se Albin Kurti. Dashuria e tij për Kosovën dhe njerëzit e saj rezonon cep më cep”, ka shkruar Taravari.