Vlera e ‘faqes së parë të internetit’ shkon në tre miliardë dollarë
“Reddit”, ajo që njihet ndryshe si “faqja e parë e internetit” është pranë një raundi të ri financimi prej 150 deri në 300 milion dollarë.
Sipas “TechCrunch” investitori do të jetë gjiganti Kinez dhe i Azisë Juglindore “Tencent”. Investimi i ri do të dërgojë vlerën e “Reddit” në mbi 3 miliardë dollarë. Aktualisht është shtëpia e 300 milion përdoruesve aktivë në muaj dhe 150,000 subredditeve. Një vit më parë kompania numëronte më se 350 punonjës.
Gjatë vitit të kaluar rrjeti social gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura ndërsa në fund të 2018-ës kishte shënuar 1.4 miliardë shikime videosh në muaj. Në Korrik të 2017-ës “Reddit” ngriti 200 milion dollarë të ardhura dhe vlerësohej me 1.8 miliardë dollarë.
Gjatë kësaj kohe “Reddit” tërhoqi edhe 250 milion të tjera ndërsa financimi i fundit dërgon në total një investim prej 400 deri në 550 milion dollarë që nga themelimi në 2006./lexo.al/