Vlera e një koeficienti do të jetë nga 95 deri në 130 euro?

06 janar 2023 | 23:41

Përfaqësuesit e sindikatave thonë se nuk e pranojnë nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro

Me Ligjin e ri të pagave, vlera e një koeficienti pretendohet të jetë nga 95 euro deri në 130.

Pavarësisht fjalëve, nga ekzekutivi kanë thënë se vlera e saktë e tij, do të bëhet e ditur gjatë muajit janar.

Policët e Kosovës janë të 14-tët në renditje të koeficienteve, nga 18 sa është më i larti.

Por, si gjithë të tjerët as ata nuk po e dinë se sa do ta kenë pagën me koeficientet e rinj.

Kryetari i Sindikatës së policëve, Imer Zeqiri thotë se nëse vlera e tij nuk do të jetë mbi 120 euro, atëherë do të ketë zbritje të pagës dhe jo rritje.

E të njëjtat dilema i kanë edhe nga sektori i arsimit.

Meqenëse paga e mësimdhënësve do të sillet prej koeficientit 5.8 nuk dihet për vlerën e tyre.

E nga zyra ligjore e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës kanë thënë se kanë kërkuar nga kryeministri që vlera e tij të jetë sa më e lartë.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me numrin e tij. Pra po që se vlera e koeficientit është 120 euro, zyrtari që ka pagë me koeficient 5 do të marrë pagë 600 euro bazë. Kush e ka koeficientin 15 do të marrë pagën 1800 euro.

Koeficienti më i lartë është 18, që i bie 2160 euro. Me ligj, paga më e lartë duhet të jetë e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, shpesh përballen…