Vlera Gjakova i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

24 gusht 2018 | 12:07

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se Vlera Gjakova vjen nga Shkupi ku shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në gjuhën shqipe, turke e maqedone dhe më pas atje i ka përfunduar edhe studimet universitare për gazetari e ekonomi.

“Tash në Selanik të Greqisë po studion për filozofi në universitetin shtetëror ‘Aristotelis’. Si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, si feministe dhe publiciste, anëtarësimi i Vlera Gjakovës në Lëvizjen tonë na e shton energjinë dhe dijen për punët e aktivitetet që na presin drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Spanjë po ndodhë diçka e…