“Vlera më e madhe për Kosovën është NATO”, Plani i Haradinajt: Anëtarësim i drejtpërdrejtë

04 nëntor 2024 | 19:56

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka zbuluar sot në Klan Kosova, se për anëtarësimin ne NATO, Kosova do të ratifikojë çdo gjë çfarë nënshkruanin vendet e Aleancës Veriatlantike.

Siç tha ai në DPT te Fidani, ky është plan për anëtarësim direkt, dhe kjo është zgjidhja e vetme për të gjitha problemet në gjithë Kosovën.

”Kundërvlera ma e madhe për ne është NATO dhe siguria”.

”Edhe zgjidhen problemet, edhe në veri edhe në jug e kudo. Nuk kthehet më rendi e ligji mbrapa”.

”T’ju them të drejtën, kam marrë shpresë, që në rast të ndryshimeve në Kosovë, mund të rikthejmë një marrëdhënie kontraktuale së pari me Washingtonin por edhe me Brukselin”.

”Që nënkupton planin aksional të anëtarësimit, pra, jo rreth e rrotull dyjes, pra, anëtarësim dirket”.

Cili është premtimi juaj për amerikanët?

”Ata e dinë që unë jam serioz. Unë e di çka nënkupton kur merr obligime të dy anëshme, pra, për me hy në NATO, të gjitha protokollet, marrëveshjet, çdo gjë që kanë nënshkru vendet e NATO-s, ne do t’i ratifikojmë”.

”Asocacionit do t’ia gjejmë një zgjidhje. Duhet me fillu prodhimin e municioneve, predhave, jo vetëm për nevojat tona por edhe si mbështetje ndaj nevojave të NATO-s, e më pas edhe në aspektin e ekonomisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona amerikanë kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë, dhe…