Vlerat dëshmohen në ditët e vështira
Albina Hyseni
Shkenca e sociologjisë është një studim i shoqërisë, modeleve të marrëdhënieve shoqërore, bashkëveprimit shoqëror dhe kulturës së jetës së përditshme. Është një shkencë shoqërore që përdor metoda të ndryshme të hetimit empirik dhe analiza kritike për të zhvilluar një organ të njohurive për rendin shoqëror, pranimin dhe ndryshimin ose evolucionin shoqëror. Pra, sociologjia përcaktohet gjithashtu si shkencë e përgjithshme e shoqërisë. Ndërsa disa sociologë kryejnë̈ kërkime që mund të zbatohen drejtpërdrejt në politikën sociale dhe mirëqenien, të tjerët përqendrohen kryesisht në rafinimin e të kuptuarit teorik të proceseve sociale.
Ndryshimi i shprehive personale dhe sakrifica e nevojave dhe shtytjeve tona narcistike është përpjekje shumë e vështirë, dhe shumë herë edhe mision i pamundur që rezultoi me shumë dukuri negative në shoqërin tonë, për çka kemi qenë të dëshpëruar si individ e si komunitet në vitet e pas luftës. Por, çdo krizë paraqet edhe mundësi për rrugëdalje dhe përvetësim të sjelljeve më të pjekura individuale e kolektive. Situata aktuale është mundësia e jonë dhe e tërë botēs, këto ditë po e rizbulojmë ngrohtësinë e lidhjeve familjare dhe rëndësinë e mbështetjes reciproke. Të fuçizojmë këto vlera, ato kanë qenë gjithmonë tonat.
Nevoja për vazhdimin e disiplinës qytetare është e jashtëzakonshme, të vazhdojmë të dëshmojmë kulturën tonë qytetëruese. Ta mbajmë̈ virusin sa më të izoluar, në këtë mënyrë do t`a humbim fuqinë̈ dhe do t’ia mundësojmë sistemin tonë imunologjik që më lehtë ta shkatëroj si në nivelin individual ashtu edhe në atë kolektiv.
Shndërrimi i agresivitetit, ankthit e frikës, në vullnet, motivacion, guxim e vetëbesim për të realizuar një synim fisnik siç është mbrojtja e jetës së bashkëqytetarëve e veçanërisht të atyre më të moshuar me sëmundje kronike, nënkupton aktivizimin e sublimimit dhe altruizmit, dy mekanizmave më të pjekur mbrojtës të personalitetit, gjë që të gjithëve si komunitet na ngritë në nivelet e shoqërive më të qytetëruara.