Vlerat e UÇK-së nuk mund t’i baltosë askush

06 mars 2020 | 07:45

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se vlerat e UÇK-së janë të arta dhe ato nuk mund t’i baltosë askush.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se vlerat e luftës çlirimtare janë krijuar me shekuj dhe ato do të shkëlqejnë çdoherë.

Krasniqi ka theksuar se institutcionet e Kosovës nëse nuk frymëzohen nga Vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti i saj legjendar, nuk mund ta realizojnë e finalizojnë shtetndërtimin.

Në këtë intervistë Krasniqi ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se asnjë proces që bazën e ka në dëshmitë e rrejshme të Shërbimit të Sigurimit të Serbisë, siç ishin dëshmitë e raportit të Dick Martit, nuk mund t’i dëmtojë vlerat që ka krijuar UÇK-ja.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të…