Vlerat multidimensionale janë pasuri e Kosovës!
22 prill 2023
| 22:38
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se kishte nderin t’i bashkohem sot festës së 23 Prillit, që kremtohet nesër, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë.
“Me këtë rast, i urova qytetarët tanë të komunitetit turk për kontributin në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetit dhe për shembullin që e japin për integrimin në shoqëri. Urime dita e komunitetit turk në Kosovë! Vlerat multidimensionale janë pasuri e Kosovës!”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.