Vlerësim interesant i Rrahmanit për ndeshjen ndaj Danimarkës
20 mars 2019
| 16:24
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani në konferencë për medie ka bërë një vlerësim ndeshjes miqësore që “Dardanët” e zhvillojnë nesër ndaj Danimarkës.
Sipas tij, kjo ndeshje është sikurse të ishte për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
“Danimarka ka një ekip të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato që kemi luajtur në Ligën e Kombeve, por ka një ngjashmëri me ndeshjet për kualifikimet për botëror. Kjo ndeshje është një test për gjithë ekipin dhe duhet ta kalojmë së bashku”, ka thënë Rrahmani.
Miqësorja Kosovë – Danimarkë, zhvillohet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Epoka e re/