Vlerësime për Berit Backerin
Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994 / Kumtesë në kuadër të simpoziumit shkencor, me rastin e shënimit të 40-vjetorit të LPK-së (6)
Shkruan: Fatmir Lekaj, politolog
Në vijim një vlerësim për Berit Backerin nga studiuesi britanik i shqiptarëve, Harry Hodgkinson, përkatësisht një fragment nga hyrja në librin e Berit Backerit, shkruar nga Ann Christine Eek, duke iu referuar letrës së Harry Hodgkinson dërguar Beritës në vitin 1987.
Në vijim, një fragment nga shkrimi në gazetën serbe, politika ekspres, e muajit shkurt 1990, ku përveç tjerash atakohet Berit Backer, ngase sipas kësaj gazete Berit Backer mbështet dhe mban lidhjen në mes nga njëra anë veprimtaria e procesit të Helsinkit dhe nga ana tjetër grupeve të mbledhura rreth Adem Demaçit (i cili ende në këtë kohë ishte në burg) dhe grupeve të mbledhura rreth Ibrahim Rugovës etj. Pas këtij shkrimi të gazetës serbe, politika ekspres, Berit Backer shpallet person i padëshiruar «Non grata» për Jugosllavinë:
Në vijim një vlerësim për Berit Backerin nga ambasadori i Suedisë në Jugosllavi e Shqipëri, në periudhën e viteve 1987-1992, Jan Af Sillen, i botuar në gazetën norvegjeze “Aftenposten” në mars të vitit 1993, me rastin e vdekjes tragjike të Beritës (dhe i përkthyer një vijim në gjuhën shqipe):
Gazeta norvegjeze “Aftenposten”, mars 1993 Berit Backer
Me pikëllim të thellë unë dhe zonja ime morëm lajmin për vrasjen e Berit Backerit nga një shqiptar i Kosovës. Askush në shtetet nordike nuk ka bërë më shumë se Berit Backeri për ta njohur dhe sqaruar situatën e shqiptarëve. Ajo ishte një shkencëtare shumë kompetente për popullin shqiptar dhe vrojtuese e mirinformuar dhe objektive e situatës në Ballkan, posaçërisht në Shqipëri dhe Kosovë. Unë e kam takuar shumë herë këto vitet e fundit në rrugën e saj për në Shqipëri dhe shpesh kam pasur mundësinë të përfitoj nga njohuritë e saj të thella për gjendjen politike dhe ekonomike atje. Gjithashtu, nganjëherë më ka rastisur t’i lexoj edhe analizat interesante të saj.
Për mua, zonjën time dhe kolegët e tjerë të cilët ishim në kontakt me të, ajo ishte një person i mrekullueshëm, e guximshme, e shkathtë, e hapur, miqësore. Me vdekjen e Berit Backerit shtetet nordike kanë humbur një observatore të situatës së shqiptarëve të cilën nuk ka kush ta zëvendësojë. Ajo iku kur më shumë se kurrë nevojiteshin njohuritë e saj.
Mendimet tona shkojnë te të gjithë ata të cilët ishin të afërt me Berit Backerin dhe te shumë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të cilët i ka prekur vdekja e saj tragjike dhe i ka kapluar zija për humbjen e një mike dhe përkrahëse të pashoqe.
JAN AF SILLÉN, ambasador i Suedisë në Jugosllavi e Shqipëri, 1987-1992.
Në foto: Adem Demaçi, Gazmend Pula, Shkëlzen Kukleci, Nufri Lekaj, Qani Dehari, Musa Ramadani duke bartur arkivolin e Berit Backerit.
Në vijim një fragment (i përkthyer në vijim në shqip) nga hyrja në librin e Berit Backerit, shkruar nga Ann Christine Eek, duke cituar pjesë nga letra ngushëlluese e Drejtoreshës/përfaqësueses së Federatës Ndërkombëtare të Helsinikit, Yadja Zeltman, në lidhje me vdekjen tragjike të Berit Backerit:
“…Përfaqësuesja (drejtoresha) e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, Yadja Zeltman, ka shkruar (për Berit Backerin): “Puna dhe përkushtimi i saj i paepur për shqiptarët inkurajoi për një kuptueshmëri më të madhe për nevojat e domosdoshme të shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, dhe nevojën për një përfshirje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të tyre themelore të njeriut”
Në vijim një artikull i gazetës norvegjeze “Dagbladet”, në mars të vitit 1993, në lidhje me vrasjen tragjike të Berit Backerit (i përkthyer në vijim në gjuhën shqipe):
Gazeta norvegjeze “Dagbladet”, mars ’93 Presidenti i Kosovës shpreh keqardhje për vrasjen
Nuk mund ta kuptoj se një person me gjak shqiptari në deje të vrasë një person si Berit Backer, i tha presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, Nufri Lekajt dje pasdite. Rugova e mori në telefon dhe i tha se është i shokuar nga lajmi i vrasjes, thotë Lekaj.
Berit Backeri ishte ambasadorja më e spikatur në Perëndim si për Shqipërinë ashtu edhe për dy milionë shqiptarë në Kosovë. Ajo ishte mike e afërt e presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, po ashtu edhe e presidentit të Qeverisë Provizore të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar i cili është me vite një ndër kandidatët kryesor për Çmimin Nobel për Letërsi, ishte një ndër miqtë e saj.
Berit Backeri për më shumë se 20 vjet ishte informatorja kryesore për gjendjen në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi nëpërmes librave, radioprogrameve, artikujve në gazeta etj. Ajo ishte një nga shumë pak persona që ka pasur kontakte me ata të cilët më herët ishin opozitë, prandaj edhe kishte kontakte shumë të mira me liderët aktualë. Berit Backeri fliste rrjedhshëm shqipen dhe serbokroatishten.
Në vijim lajmërimi i LPK-së me rastin e vdekjes tragjike të Berit Backerit:
Në vijim një shkrim i Milaim Zekës ku, përveç të tjerash, shkruan për vizitën e parë zyrtare të Ibrahim Rugovës në Perëndim, përkatësisht në Oslo, me nisje nga Oslo më 14-18 shkurt 1990, dhe në lidhje me vdekjen tragjike të Berit Backerit në vitin 1993. Përndryshe, Milaim Zeka, gjatë një periudhe, kur ishte shpërngulur nga Suedia në Norvegji, ka bashkëpunuar me Nufri Lekën dhe Berit Backerin në lidhje me përpilimin e një raporti për situatën e shqiptarëve në Jugosllavi, dhe në lidhje me një prej demonstratave të organizuara nga Këshilli i LPK-së në Oslo, në të cilën demonstratë Milaim Zeka u është drejtuar gazetarëve norvegjezë në lidhje me kërkesat e demonstruesve shqiptarë. Raporti që përpiluan u botua me emrin “Straff og Politikk i Kosova” (Politika dhe dënimet në Kosovë), dhe mund të thuhet se ky raport u bë një bazë për kuptimin e situatës në Kosovë dhe si një pikë referimi i ministrive të jashtme në shtetet nordike. Milaim Zeka, edhe pse nuk ka qenë pjesë e LPK-së – GBKNH-s, kjo nuk ka qenë pengesë për këtë bashkëpunim me të. Dhe pas qëndrimit në Oslo për disa kohë, Milaim Zeka është kthyer në Suedi, ku edhe ka jetuar dhe vepruar për një kohë të gjatë. Gjatë qëndrimit të Milaim Zekës në Norvegji u iniciua edhe themelimi i Degës së LDK-së në Norvegji, të cilën degë e udhëhoqi për shumë vjet afaristi Fatmir Zymberi, i cili e pati në vazhdimësi një bashkëpunim të duhur me Nufri Lekën.
Në përfundim të kësaj kumtese vlen të theksohet se, pavarësisht prej përpjekjeve të Grupit për Ballkanin në kuadër të Komitetit Norvegjez të Helsinkit (GBKNH-s), si sektor lobist dhe i diplomacisë joformale i LPK-së dhe në përgjithësi përpjekjeve të LPK-së, gjithashtu përpjekjeve të Komitetit të Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror në Gjenevë, që rezultoi nga strukturat e LPK-së (dhe që pati njëlloj bashkëpunimi edhe me GBKNH-n), por edhe përpjekjeve të Klubit Kombëtar “Jusuf Gërvalla” në Nju-Jork, duke përfshirë përpjekjet e disa strukturave të tjera lobiste dhe të diplomacisë joformale të ish-emigracionit politik shqiptar (po ashtu të themeluara para shembjes së murit të Berlinit), që nga Organizata Rinia Shqiptare-Kosovare në Botën e Lirë, në Nju-Jork, Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, Komiteti i Kosovës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Belgjikë, Shoqata “Migjeni” në Slloveni, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe, për më tepër, duke i përfshirë përpjekjet (pas shembjes së murit të Berlinit), të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë, të Komitetit të Helsinkit në Kosovë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Qeverisë së Kosovës në Ekzil, të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në
Diasporë, të Komitetit të Kosovës në Paris, të Këshillit Shqiptaro – Amerikan etj. dhe, veçanërisht, pavarësisht prej përpjekjeve me ndikim të veçantë të presidentit me përgjegjësi të madhe politike dhe misionarit vizionar të paqes, Ibrahim Rugovës, nuk u arrit që nëpërmes këtyre përpjekjeve (që, në fakt, e ndërkombëtarizuan deri në maksimum çështjen e Kosovës) të imponohet çështja e Kosovës për zgjidhje në kuadër të Konferencës së Dejtonit. Megjithatë, të gjitha këto përpjekje nuk shkuan huq, por e patën ndikimin e vet, që t’i japin legjitimitet ndërkombëtar luftës së mëvonshme të UÇK-së, në kuptimin se shqiptarët e Kosovës, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kishin provuar me vite ta zgjidhin problemin e Kosovës pa luftë, por ishin refuzuar nga Millosheviqi dhe se shtetet perëndimore nuk mund të toleronin të ndodhte në Kosovë e njëjta përmasë gjenocidiale që kishte ndodhur në Bosnjë, veçanërisht duke e marrë parasysh edhe faktorin gjeopolitik ngaqë një konflikt i armatosur në Kosovë (për dallim të Bosnjës) e kishte potencialin e zgjerimit të luftës përtej kufijve të Jugosllavisë. Në të gjithë këtë gamë të zhvillimit të ngjarjeve, përveç të tjerëve, tre LPK-istët që më herët e kishin bashkëthemeluar dhe mbështetur veprimtarinë e GBKNH-s (së bashku me Berit Backerin etj.), në këtë vazhdë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, së bashku me ekipin e UÇK-së për marrëdhënie me jashtë (në përbërje nga Jashar Salihu, Ramadan Avdiu, Sabri Kicmari, Agush Buja, Bilall Sherifi, Rexhë Ibërdemaj, Xhevat Bislimi, Dino Asanaj, Mujë Rugova, Pleurat Sejdiu etj., në krye me Bardhyl Mahmutin, dhe kryetarin e LPK-së, Bedri Islami), kanë dhënë një kontribut pothuajse vendimtar për orientimin e duhur dhe faktorizimin politiko-diplomatik të luftës së lavdishme të UÇK-së si mjet i fundit për imponimin e çështjes së Kosovës për zgjidhje në kuadër të agjendës ndërkombëtare dhe si katalizator për çlirimin e Kosovës, në krye me prijësin emblematik ushtarak të UÇK-së, Adem Jasharin etj., dhe prijësin emblematik politik të UÇK-së, Adem Demaçin etj.
Fusnotat i ka hequr redaksia / Fund