Granti stratosferik i dhënë vëllait të Vetëvendosjes Fitore Pacolli nga Ministria e Bujqësisë ka shkaktuar valë reagimesh në opinion. Në dritën e këtyre reagimeve, politologu Agon Maliqi me ironi ka propozuar që çështja e dhënies së granteve dhe tenderave të vlerësohet me inteligjencë artificiale.
Megjithatë, Maliqi shtoi se edhe nëse do të zbatohej një praktikë e tillë, ai frikësohet se ChatGPT, në rastin e Kosovës, do t’u ndante grante robotëve.
“Ndoshta ma mirë me i vlerësu grantet dhe tenderat me inteligjencë artificiale që me i heq dyshimet? Edhepse tutna që te na edhe Chat GPT fillon me jau jap robotave.” – ka shkruar Maliqi.