VLERËSIMI PËR NËNË STANEN, ËSHTË NDERIM PËR LUFTËTARËT E BAZAT E UÇK-ës

15 shtator 2024 | 18:38

E lexova shkrimin me titull “UÇK-ja dhe buka e Nënë Stanes” të shkruar nga miku e shoku im, Ismet Sylejmani dhe ndieva nderim e respekt për këtë Nënë mga fshatin Peshter, për Nënën Stane Gashi.
Sa mirë që kujtohet nga luftëtari i UÇK-ës Ismet Sylejmani, lufta në Zonën Operative të Karadakut dhe mbështetja e asaj lufte heroike kundër ushtrisë e policisë së Serbisë pushtuese, për të fituar lirinë e pavarësinë nga populli shqiptarë i Kosovës.
Nëna Stane Gashi, bashkëshortja e të ndierit Nue Gashi, nëna e 8 djemve dhe 3 vajzave, ndër ta 3 ishin luftëtarë të UÇK-ës, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi.
E gjithë famijla ka qenë në shërbim të luftës çlirimtare.
Gratë shqiptare në Kosovë kanë qenë prapavija e palëkundur dhe e përherëshme e UÇK-ës, që i pritën dhe i rrethuan me dashuri e përkujdesjeje gjatë gjithë periudhës të luftës.
Populli shqiptarë në Kosovë që në fillim e gjatë Luftës u udhëhoq nga idea e bashkimit, që “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Bëri edhe aksionin atdhetarë e humanitarë të faljes së gjaqeve që nisi me 2 shkurt 1990 i udhëhequr nga profesor Andon Çetta.
Prandaj ju bashkuan dhe e mbështetën UÇK-ën, duke marrë pjesë aktive me armë e duke luftuar në luftë pa dallim feje, krahine e ideje, siç ka qenë motoja gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqiperi kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve.
Prandaj edhe tre djemtë e Nënë Stane Gashit, që ishin katolik dhe të të gjitha feve iu bashkuan luftës me armë, si dhe duke ndihmuar luftëtarët si bazë e luftës të UÇK-ës.
Paraardhësit tane ilirët kanë qenë në fillim paganë si gjithë popujt e tjerë. Në vitet 55-57 pas Krishtit vijnë nga Jeruzalemi në gadishullin Ilirik dy apostujt, Pavli e Mateo dhe predikuan Ungjillin e Krishtit, si dhe popullsia Ilire monumentet e kultit i ktheu në katolike.
Me fillimin e ndarjes të Kishës në fillim të shekullit XI-të, në Kishën e Lindjes e të Perëndimit dhe me dyndjen e sllavëve në gadishullin Ilirik, si të serbeve, bullgarëve, kroatëve, malazezëve dhe të grekëve të mëvonshhëm këto popullsi të ardhura përvetësuan trojet e pronat e shqiptarëve, traditat historiko-kulturore, monumentet e kultit roman.
I përvetsuan dhe i shndërruan në kisha ortodokse.
Me pushtimin e osmanllinjve në trojet Ilire shumica e shqiptarëve u kthyen nga katolik në mysliman me dhunë dhe një pjesë për përfitime.
Kjo ndikoi që Europa t’i quaj Shqipërinë e Kosovën vende myslimane.
Ndihem mirë, që shprehen falenderime e mirënjohje ndaj Nënës Stane si bazë e luftës së UÇK-ës me Aleatë të Mëdhenj, SHBA e BE dhe në bashkëpunim me NATO-n, që siguroi lirinë e pavarësinë nga sundimi shekullor serbë.
Është e domosdoshme, që të mbrohet Lufta e UÇK-ës kundër pushtimit e çlirimit serbomadh shekullor të Kosovës, si luftë e drejtë çlirimtare e liridashëse!
Qëndrimet e disa misionarëve të BE, që kërkojnë të sajojnë disa krime në Kosovë nga drejtuesit e UÇK-ës, duke i barazuar me krimet e masakrat e pushtuesve serbë në Kosovë gjatë Luftës, janë qëndrime antishqiptare për të damkosur luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-ës.
Dihet botërisht që Serbia e sulmoi Kosovën dhe ka bërë krime e masakra të papara në botë.
Dihet nga BE që Serbia nuk po e le të qetë Republikën e Kosovës me shqtësimet që i krijon në Mitrovicën e Veriut.
Serbia dhe BE po e pengojnë që Mitrovica e Veriut të drejtohet nga Qeveria e Kosovës.
Dihet që shqetësimet në Mitrovicën e Veriut i krijojnë serbët e vendosur pas viteve ‘90-të nga Milosheviçi me militarë e paramilitarë, që larguan shqiptarët me dhunë e u grabitën pronat.
Ky kontigjent i serbëve duhet larguar nga Mitrovica e Veriut dhe të vendosen në Serbi!
Qëndrimi i Gjygjit të Hagës me arrestimin dhe gjykimin e drejtuesve të UÇK-ës, aktualisht të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, është tregues konkret i qëndrimeve antishqiptare.
Përse nuk gjykohet ish-prokurorja e Gjygjit të Hagës, Carla del Ponte, që shpifi për krime lufte ndaj shqiptarëve dhe ka shkruar edhe një libër me ato shpifje, që Gjygji i Hagës i ka hedhur poshtë si të pavërteta??!!?
Edhe i ndieri Dik Marty, ish-misionari i BE, sajoi për krime lufte të drejtuesve të UÇK-ës dhe më vonë pranoi, se ishte paguar nga Serbia për ato dhe Serbia e kërcënoi për ta vrarë.
Përse BE dhe Gjykata e Hagës mbajnë qëndrim antishqiptarë?
Ka ardhur koha tani për tani të kërkojmë dhe të realizojmë bashkimin e dy shteteve shqiptare në një shtet!

Tefta Cami, ish-Ministre e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë
Pogradec, e dielë, 15 shtator, 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e…