Vlerësohen lartë raportet Kosovë-Asutri

27 janar 2023 | 12:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputeti i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish-Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm.

Në këtë takim janë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“U bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e tretë radhazi për ekipin e Bostonit, që u…