Vlerësohet bashkëpunimi mes komunës së Skenderajt dhe KFOR-it
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit (LMT) në kuadër KFOR-it, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it.
Palët kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm si dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre për të vazhduar edhe më tutje thellimin e këtij bashkëpunimi.
Me këtë rast nënkryetari Lushtaku ka përshëndetur në emër të kryetarit Bekim Jashari, kapitenen Spela Vese, komandante e ekipit LMT nga KFOR-i, e cila sot ka përfunduar misionin e shërbimit në Kosovë, derisa në vend të saj ka ardhur kapiteni Dejan Gantar, i cili si komandant do të udhëheqë Ekipin Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në Skenderaj.
Në fund të këtij takimi janë shkëmbyer disa dhurata për të dyja palët respektive.
/Epoka e re/