Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean -Hubert Lebet.
Vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, avancimi dhe vazhdimi i partneritetit në projekte të përbashkëta si ai Kundër Korrupsionit në Kosovë i njohur si SAEK II, konsolidimi i institucioneve të drejtësisë, përkatësisht sistemit prokurorial, si dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit përshëndetës të kryeprokurorit Lumezi me ambasadorin Lebet.
Në këtë kontekst, kryeprokurori i Shtetit, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetit e Zvicrës për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë në forma të ndryshme për Republikën e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë.
Në anën tjetër, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për punën e Prokurorisë së Shtetit, me theks të veçantë në luftimin korrupsionit.
Në fund të takimit, kryeprokurori Lumezi i ka uruar suksese ambasadorit Lebet në rrugëtimin e ri, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i ndërtuar ndër vite ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë të kultivohet edhe në të ardhmen.
(Q.R / Epoka e re)