Vlerësohet kontributi i Japonisë për ndihmën që ka dhënë në sektorin e shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe rritjen e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë.
“Japonia është prej vendeve mike që ka ofruar një mbështetje të çmuar në sektorin e shëndetësisë, veçmas në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë Covdi-19. Përveç mbështetjes me pajisje për spitale e masa mbrojtëse gjatë pandemisë, ka bërë dhe studim për vlerësimin e nevojave për asistencë teknike në sektorin e shëndetësisë”, ka njofuar MSH-ja.
Ministri Vitia i shprehi ambasadorit Yamanaka, mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit në të ardhmen.