VLERËSOHET LARTË NDERIMI I ALI AHMETIT “QYTETAR NDERI” I TIRANËS

03 maj 2024 | 00:16

Me shumë emocione nga ceremonia madhështore e shpalljes dhe dekorimit me titullin “Qytetar Nderi” të Tiranës, të Udhëheqësit të popullit, Atdheut e Kombit nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmetit, u ndala afër rreth rrotullimit “Zogu i Zi”, dhe ishte knaqësia ime të takoja dhe të pinim nga një kafe, me Mikun dhe Shokun tim të vjetër, Instruktorin e Lartë pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, Sektorin për Kosovën, të nderuarin Kristaq Porodini!

Kristaq Porodini është nga ata shqiptarë të Shqipërisë Nënë, që i ka dhënë shumë luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Kristaqi, është Ai që e ka pritur dhe e ka takuar shumë herë në Tiranë luftëtarin e madh kombëtar Abaz Gjuka!
Kristaqi e vlerëson shumë të qëlluar, që Miku i Tij Ali Ahmeti, është shpallur ” Qytetar Nderi” i Tiranës!

Ismet Sylejmani,
Tiranë, 2 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti,…