Vlerësohet vepra e Ibrahim Rexhepit

09 tetor 2018 | 12:16

Aleanca Kosova e Re (AKR),  ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit Ibrahim Rexhepi, i cili ishte anëtar i kësaj partie.

Në këtë mbledhje për Ibrahim Rexhepin u tha se AKR-ja humbi një shtyllë e fuqishme të saj, ndërsa Kosova humbi një gazetar dhe ekspert të ekonomisë, raporton “Ekonomia Online”.

Vesel Makolli zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), në emër të zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të partisë së AKR-së, Behxhet Pacolli i cili është jashtë vendit shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për vdekjen e mikut, ekspertit dhe bashkëpartiakut të tyre.“I dashur Ibro e kam të vështirë të them fjalë mortore, për ty miku im i shenjtë, çdo sekondë i kaluar me ty do mbeten të skalituara fort në memorien time. E kam të vështirë ta bind veten dhe juve që më nuk është në mesin tonë familjari, miku dhe bashkëpartiaku ynë që na le në kujtim shumë vepra që do kujtojmë me krenari sa të jemi gjallë”, ka deklaruar Makolli.

Gazetarja e Ekonomisë, Albulena Mavraj në emër të gazetarëve shprehi ngushëllime për vdekjen e Rexhepit. Ajo tha se Rexhepi ishte shembull i gazetarit të ekonomisë i cili e njihte shumë mirë këtë sektor. “Me Ibron fillova karrierën time edhe pse punoja në një medium tjetër, por Ibro gjithnjë na ofronte këshilla të tij. Ibra dinte të na kritikonte aq zëulur dhe t’na bëtë të pendohemi dhe të mos përsërisim më gabimet në shkrime, ishte aq modest e aq zëulur, sa na bëntë t’i thonim, Ibrahim na kritiko edhe një herë”, ka deklaruar  Mavraj.

Skënder Rexhepi foli në emër të familjes të së ndjerit, tha se Rexhepi ishte i të gjithëve pasi që ishte një njeri i madh. “Faleminderit qe merrni pjesë në këtë ceremoni dhe ne si familje e kemi të vështirë dhe po përjetojmë momente të vështira me ndarjen e tij dhe nuk mundemi të besojmë ende se Ibro më nuk do të ketë në mesin tonë. Me egoizmin tonë shpesh herë duam të mbajmë me vete se është i yni, por njerëzit e mëdhenjtë janë të të gjithëve dhe ai ishte i të gjithëve sepse ishte i madh dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë”, shtoi Rexhepi.

Në fund të mbledhjes u njoftua se ceremonia e varrimit do të mbahet sot duke filluar nga pra 15:30 në fshatin Slivovë të komunës së Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…