Vllasi: Putini e njohu Kosovën, ia bëri të ditur Serbisë se këtu s’mund të llogarisë në të

01 maj 2022 | 13:08

Duke iu referuar faktit se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), presidenti rus Vladimir Putin para së gjithash ka dashur t’i arsyetojë pretendimet e tij kundër Donetskut dhe Luhanskut, por në të njëjtën kohë t’ia bëjë me dije Serbisë se Rusia nuk e mbështet kur është fjala për Kosovën.

Kështu ka vlerësuar për televizionin malazez Gradska RTV, avokati dhe ish-politikani komunist, Azem Vllasi.

“Edhe tani serbët kanë përjetuar zhgënjim total për shkak të deklaratës së Putinit, sepse vetë Serbia nuk e njeh qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me Rezolutën 1244. Prandaj le ta shohin Serbinë lakuriq. Tani nuk e kanë as mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Vllasi.

Në këtë mënyrë Putini e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por jo me akt zyrtar, ka thënë Vllasi.

“Por Putini e ka bërë të qartë se e ka lexuar mirë dhe me kujdes qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimon pavarësinë e Kosovës, dhe kaq. Tani Putini po thirret në përvojën e Kosovës për interesat e tij, një qëndrim të tillë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ta justifikuar pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, për të cilat ai planifikon ta thërrasë dhe të improvizojë një referendum si në Krime, dhe t’i shtyjë ato në Rusi”, është shprehur Vllasi.

Sipas Vllasit, Vuçiqi e ka zemëruar Putinin me politikën e tij të dyfishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare…