Vllaznia deklasoi Skënderbeun

27 dhjetor 2020 | 17:01

Vllaznia vijon momentin fantastik në kampionat duke rrëmbyer fitoren e radhës. Kuqeblutë fituan me shumë lehtësi 5-1 kundër Skënderbeut, një ndeshje që do të niste në “malore” për korçarët. Pas vetëm 37 sekondash, Imeri përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Skënderbut për të shënuar. Më pas do të ishte ndeshja e Ardit Hoxhaj.

Sulmuesi 26-vjeçar kaloi mesditën më të bukur të karrierës së tij sportive, teksa do të shënonte plotë 4 gola. Me dy gola në pjesën e parë dhe dy në fillimin e së dytës, ai i dha 3 pikët e radhës Vllaznisë. Për Skënderbeun golin e nderit e realizoi Mensah. Hochaj ngjitet edhe në krye të listës së golshënuesve të kamponatit, me plot 6 të tillë.

Vllaznia në krye të renditjes me 25 pikë, pozicion të cilin do ta mbajnë për gjithë vitin 2020, pavarësisht rezultatit që do të marrin tri ditë më pas në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në kryeqytet.

Kastrioti befasoi Laçin, duke marrë një fitore minimale. Golin e vetëm e shënoi Indrit Prodani në minutën e 24-t. Bylis triumfoi 3-1 duelin për mbijetesë ndaj Apolonisë. Dy golat e Beji-t, një i Hadroj i dhanë 3 pikët e radhës ballshiotëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e hënën) do ta…