Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët, Kukësi shpëton në fund

13 nëntor 2022 | 16:49

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel tre nga ndeshjet e javës së 12-të. “Klasikja” mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në Rrogozhinë, Egnatia ia doli të fitojë 2-0 me Laçin. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti dhe Kukësi barazuan 1-1.

Me dy ndeshje që zhvillohen nesër, momentalisht Tirana qëndron në krye të Superligës me 22 pikë, Partizani dhe Vllaznia me 19 pikë, teksa Bylis dhe Teuta mbyllin renditjen.

Rezultatet:

Kastrioti 1-1 Kukësi
Egnatia 2-0 Laçi
Vllaznia 0-0 Tirana

E hënë:
13:00 Teuta – Erzeni
16:00 Partizani – Bylis

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se 6…