Vllaznia e Ferizaj, transferime me bollëk
14 transferime janë zyrtarizuar nga Vllaznia e Pozharanit dhe Ferizaj vetëm ditën e hënë. Këto dy skuadra në këtë aftë kalimtar kanë bërë ndryshime edhe në pozitat e trajnerëve, kurse kanë paralajmëruar edhe transferime të tjera.
“Bumin” e madh në këtë afat kalimtar e kanë përgatitur Vllaznia e Pozharanit dhe Ferizaj. Këto dy skuadra kanë transferuar plot katërmbëdhjetë futbollistë vetëm ditën e hënën, kurse kanë paralajmëruar edhe transferime të tjera.
Skuadra e Vllaznisë, e cila bënë gara në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ditë më parë e rikthej në skuadër Elbasan Thaçin dhe detyrën e trajnerit ia besoi Agron Selmanit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Ferizajn, Ulpianën dhe Flamurtarin nga Prishtina.
Pesë transferimet e prezantuara nga kjo skuadër janë Fidan Hasani (KF Flamurtari), Kujtim Pantina (Trepça), Arlind Shaqiri (KF Bashkimi), Sevdaim Tahiri (Ramiz Sadiku) dhe Orhan Miftari (Gjorçe Petrov). Vllaznia sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara, por beson se do ta arrijë mbijetesën qoftë edhe nëpërmjet barazhit.
Në anën tjetër, skuadra nga Liga e Parë, Ferizaj, duket se me çdo kusht e synon rikthimin në elitë. Fillimisht ky klub në krye të shtabit teknik e angazhoi Bylbyl Sokolin, kurse në stërvitjen e parë zyrtarizoi marrëveshjet edhe me nëntë futbollistë, ku shumica e këtyre janë të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe edicionin e fundit disa prej tyre kanë luajtur edhe në Superligë, por ajo që bie në sy është fakti se trajneri Sokoli ka punuar thuajse me të gjithë këta futbollistë.
Transferimet e Ferizajt janë Erdin Hasanin, Qëndrim Dautaj, Adnan Haxhaj, Dren Gashi, Visar Zogiani, Adem Maliqi, Alban Rexhepi, Armend Blakqori dhe Adem Maliqaj. KF Ferizaj sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e pestë me 29 pikë, dhjetë pikë më pak se skuadra e KEK-ut që është lidere dhe pesë pikë më pak se Vushtrria dhe Ballkani.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)