Vllaznia rimerr kryesimin në elitën e futbollit të Shqipërisë

21 mars 2021 | 16:18

Vllaznia rimerr kryesimin e Kategorisë Superiore, duke përfituar nga ndalesa e Laçit, që e ka dorëzuar vendin e parë pas vetëm një jave.

Skuadra kuqeblu mori një fitore të vuajtur 1-0 në transfertën ndaj Laçit, me një gol të shënuar në kohën shtesë nga Hoxhaj. Laçi pasi eliminoi Partizanin në Kupë, është mundur 2-1 në kampionat nga Tirana. Celhaka zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t për bardheblutë, por Mazrekaj do të barazonte në të 40-n. Tirana do të rikthehej sërish në avantazh me një gol të shënuar nga Ismajlgecit.

Skuadra bardheblu ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë. Kukësi jo vetëm që nuk fiton, por pëson një tjetër disfatë. Skuadra verilindore u mposht 2-1 nga Bylisi.

Dy gola të Ndrecës për ballshiotët bën të pavlefshëm golin e Kurdic. Kukësi tashmë e sheh veten pranë zonës së ftohtë, pasi ka 32 pikë, 3 më shumë se Kastrioti. Skënderbeu, ndërkohë, mori fitoren e katërt sezonale, duke mposhtur 2-1 Apoloninë dhe duke lënë fierakët në vendin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manceshter Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është rikthyer të…