Vllaznim Kelmendi viziton biznesin e vëllezërve Cakaj në Bosnje
Drejtori i financave i Unionit, Vllaznim Kelmendi, i cili është edhe pronar i Kelmendi GMBH, ka vizituar biznesin e tre vëllezërve Cakaj nga Hasi i Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Neum-Bosnien të Bosnës dhe Hercegovinës.
Këta tre vëllezër nga Kosova kanë filluar biznesin e tyre me furrë buke dhe byrektore si dhe me prodhime tjera të miellit. Dhe është e pamundur që shqiptarët të cilët marrin rrugën për perëndim të mos ndalen në magjistralen që kalon afër tyre dhe të blejnë këto produkte të tyre dhe ëmbëlsira të cilat përgatiten nga duart e kosovarëve.
Për këtë vizitë dhe për shumë vizita që ju bëhen bizneseve shqiptare nga anëtarët e Unionit të Bizneseve, shqiptaro-gjermane të cilët bëjnë shumë kilometra për t’i realizuar këto vizita, është një respekt i veqant për ta, dhe duhet respektuar shumë, sepse përmes këtyre vizitave bëhet lidhja e bizneseve shqiptare në mes veti, raporton Sami Fejza.