Vlora Braha, delegatja e parë teknike nga Kosova në kualifikimet për FIBA Kampionatin Evropian për Femra

04 shkurt 2025 | 19:35

Federata e Basketbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se, Vlora Braha do të jetë për herë të parë në rolin e Delegates Teknike në një ndeshje kualifikuese për FIBA Kampionatin Evropian 2025 për Femra.

Ajo do të jetë Delegate Teknike në ndeshjen mes Turqisë dhe Islandës, që zhvillohet më 6 shkurt në Izmit, nga ora 17:00. Braha ka qenë më parë shoqëruese e Delegatit Teknik në disa ndeshje kualifikuese të këtij kompeticioni. Pas një pune të suksesshme dhe vlerësimeve pozitive nga FIBA, ajo tani është emëruar në rolin e Delegates Teknike, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar dhe duke u bërë kështu Delegatja e Parë Teknike e Federatës së Basketbollit të Kosovës në të dyja konkurrencat.

Kjo arritje dëshmon përkushtimin e FBK-së për të promovuar ish-basketbollistët dhe ish-basketbollistet që dëshirojnë të mbeten aktivë/e në sport edhe pas përfundimit të karrierës si lojtarë/e. Ky është një hap i rëndësishëm për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare dhe një shembull i qartë i angazhimit të FBK-së për zhvillimin e profesionistëve të rinj në sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia suedeze tha se afër 10 persona janë vrarë gjatë…