Vlora Çitaku diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin
07 korrik 2019
| 11:37
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së shpejti pritet ta vizitoj Izraelin. Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.
Në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Çitaku thotë se kjo vizitë do të jetë e para nga një diplomat kosovar në Izrael.
“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.
Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.