Vlora Çitaku gjendet në Shqipëri, ja nga kush po shoqërohet (Foto)

02 maj 2021 | 13:01

Janë shtuar zërat se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në Qeverinë “Rama 3” në Shqipëri.

Sipas gazetarit Çim Peka ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”. Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Megjithatë, Çitaku ka postuar fotografi se po qëndron në Shqipëri për vizitë.

Por, pas postimit të ish-ambasadores së Kosovës në ShBA, në “Facebook” doli fotoja se Vlora Çitaku po qëndron në Shqipëri me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu dhe motrën e saj.

“Diell e freski në të bukuren Shqipëri”, ka shkruar Deliu krahas fotos së postuar.

Për këtë temë nuk ka reaguar akoma Vlora Çitaku.

May be an image of 3 people, people standing, sunglasses, outdoors and palm trees

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur ka kërkuar drejtësi…