Vlora Çitaku i reagon Kurtit: Nuk ka me pas luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka deklaruar se nuk do të ketë luftë në Kosovë. Ky reagim i Vlora Çitakut vije pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” thotë se lufta konvenciale ka përfunduar, tash betejat janë të një natyre tjetër.
Ndryshe, Kurti në një intervistë për la Repubblica, ka deklaruar se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.
Sipas Kurtit mundësitë për një luftë të tretë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovës janë shumë të larta.
Postimi i plotë:
Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.
Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.
Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.
Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër.