Vlora Çitaku ia kujton Vuçiqi kohën kur lartësonte kriminelin Ratko Mladiq

08 qershor 2021 | 19:57

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të presidentit serb, Vuçiq, duke vendosur shenjën e rreme të një rruge që mban emrin, Ratko Mlladic.

Ish-komandantit të Serbisë, Ratko Mladiq, i është konfirmuar sot dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë.

E për këtë ka reaguar edhe Vlora Çitaku, në Facebook duke publikuar një fotografi dhe një shkrim.

Ajo ka publikuar një fotografi të Vuçiqit, ku shihet duke vendosur një shenjë të rreme në rrugë që mban emrin e Ratko Mlladic në vitin 2007.

Më poshtë postimi i plotë i saj në gjuhën angleze: Current President of Serbia Vucic pasting a fake street sign bearing the name of Ratko Mladic in 2007.

Today the UN tribunal confirmed Mladic’s life sentence for the genocide in Bosnia.

This didn’t age well for the purported reformist, did it?

#Mladić #Srebrenica

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka…