Vlora Çitaku krenare për pjesëmarrjen e kosovarëve në NASA
20 tetor 2018
| 15:40
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se pjesëmarrësit kosovarë janë duke marrë pjesë në NASA në gjetjen e zgjidhjeve inovative ndaj sfidave me të cilat përballet bota.
Ajo ka përkrahur pjesëmarrjen e dhjetë skuadrave më 70 pjesëmarrës në NASA, duke thënë se është shumë krenare me komunitetin kosovar.
“Përshëndetje nga NASA #SpaceApps #Prishtina 2018. Dhjetë skuadra (70 pjesëmarrës) po punojnë me të dhëna të hapura të NASA-s në gjetjen e zgjidhjeve inovative ndaj sfidave me të cilat po përballemi në tokë dhe në hapësirë. Ne jemi shumë krenarë me super komunitetin tonë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.