
Vlora Çitaku: Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje
25 dhjetor 2023
| 22:47
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka ftuar kryeministrin Kurti që të pranojë kërkesën e kahmotshme të PDK-së për ta shpërndarë Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Kryeministër, nëse je vërtetë i kënaqur me sondazhet, hajde shkojmë në zgjedhje. Edhe ashtu, prej korrikut të kemi lutë me e shpërnda Kuvendin.
Çohu shkojmë në zgjedhje, edhe e merr vesh tamam se qysh i ke numrat edhe sa janë të kënaqur qytetarët me qeversijen tënde, e cila do të shkoj n’histori si më e dështuara ndonjëherë!”, ka thënë Çitaku.