Vlora Çitaku nderon heronjtë amerikanë
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së bashku mijëra njerëz kanë nderuar dëshmorët amerikanë në prag të festave të fundvitit.
“Çdo vit, dhjetëra mijëra amerikanë organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve. Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeri nga Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet. Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë. Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington (mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje. Shpresoj që një ditë të shoh diçka të tillë edhe në Kosovë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Facebook”.