Vlora Çitaku: Nëna Fahrie Hasani ka ushqyer luftëtarët e lirisë me atdhedashuri
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me bashkëpartiakët ishte dje për ngushëllime tek familja e veprimtarit të shquar, Nait Hasani, me rastin e vdekjes së nënës së tij.
“Nëna Fahrie Hasani u nda nga kjo botë e rrethuar nga fëmijët, nipat dhe mbesat. Me dhimbje nga sëmundja por e qetë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo ka shtuar se: “E jeta e nënës Fahrie jo gjithmonë ka qenë e tillë. Ajo ka njohur stinë të vetmisë së madhe. E rrethuar nga forcat policore serbe, Naitin nuk e dinte me javë të tëra a e ka gjallë apo të vdekur”.
Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar se nëna Fahrije që ka ushqyer luftëtarët e lirisë me atdhedashuri dhe bukë do të buzëqeshte sërish kur do ta përqafonte Naitin në Kosovën e lirë.
“Nëna Fahrie do të kishte lot gëzimi kur Naiti nënshkroi deklaratën e pavarësisë. Nëna Fahrie do të jetojë me ne, në kujtime dhe mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.